rms-support-letter.github.io/_translations/index_sq.md

3.4 KiB

layout title description image locale twitter
signed Letër e hapur në mbështetje të Richard M. Stallman Letër e hapur në mbështetje të Richard Mathew Stallman që ai të rivendoset nga Free Software Foundation /assets/social-media-preview_sq_AL.png sq_AL
card
summary_large_image

2021-03-23

Richard M. Stallman, i njohur ndryshe si RMS, ka qenë një forcë shtytëse në lëvizjen për software me burim të hapur me dekada me radhë, me kontribute që përfshijnë sistemin operativ GNU dhe Emacs.

Së fundmi, kanë qarkulluar online disa sulme meskine me qëllimin final, largimin e tij nga bordi drejtues i FSF, e gjitha kjo për shkak të bindjeve të tij personale. Ne jemi dëshmitarë të sulmeve të tjera të ngjashme ndaj aktivistëve dhe programuesve të lëvizjes për software me burim të hapur. Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq këtë radhë, kur figura lider e këtij komuniteti sulmohet.

FSF është organizatë e pavarur, me kapacitete për trajtimin e anëtarëve të saj në mënyrë të drejte dhe objektive, stoike ndaj sulmeve të jashtme. I lutemi FSF të konsiderojë argumentat e saj kundër RMS, objektivisht, dhe të vlerësojë kuptimin e vërtetë të opinioneve dhe veprimeve të tij.

Historikisht, opinionet e RMS kanë lënduar ndjeshmëritë e shumë njerëzve. Ai zakonisht ka qenë i fokusuar në aspektet filozofike, dhe gjithmonë në ndjekje të të vërtetave subjektive dhe puritanizmit linguistik, ndërkohë ka nënvlerësuar ndjenjat e njerëzve në çeshtjet e komentuara. Të gjitha këto, kanë bërë që argumentat e tij të jenë të zbuluar ndaj keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve, diçka që ne shohim se po ndodh edhe tani me letrën publike që kërkon heqjen e tij. Fjalët e tij duhet të interpretohen në këtë kontekst dhe duhet të kemi parasysh se në shumë raste ai nuk ka kërkuar ti shprehë mendimet e tij në mënyrë diplomatike.

Pavarësisht fakteve të përmendura më sipër, mund të themi se opinionet e Stallman mbi çeshtjet për të cilat ai po persekutohet, nuk kanë lidhje me aftësitë e tij si drejtues i FSF. Për më tepër, ai ka të drejtën e shprehjes së opinioneve të tij si çdo person tjetër. Anëtarët dhe mbështetësit mund të mos jenë dakort me opinionet e tij, por duhet të respektojnë të drejtën dhe lirinë e shprehjes.

Drejtuar FSF:

Heqja e RMS dëmton imazhin e FSF dhe godet hovin e marrë së fundmi të lëvizjes për software me burim të hapur. Ne ju kërkojmë që të konsideroni veprimet tuaja me kujdes, pasi do kenë ndikim të madh tek e ardhmja e industrisë software.

Drejtuar turmës së tërbuar që akuzon Richard Stallman në lidhje me argumenta dhe opinioneve të ndryshme të shprehura nga ai për gjatë dekadave si figure publike:

Ju nuk keni të drejtë vetoje mbi lidershipin e asnjë organizatë të çfarëdo lloji. Veçanërisht jo me metodën e sulmit prej turme që nuk i ngjan aspak një debati konstruktiv.

Për firmosje, kërkoni një pull request. Për firmosje jashtë Github, ju mund: