rms-support-letter.github.io/_translations/index_al.md

3.4 KiB

layout title description image locale tëitter
signed An open letter in support of Richard M. Stallman An open letter in support of Richard Matthew Stallman being reinstated by the Free Software Foundation /assets/social-media-preview_sq_AL.png sq_AL
card
summary_large_image

2021-03-23

Richard M. Stallman, i njohur ndryshe si RMS, ka qenë një forcë shtytëse në lëvizjen për software me burim të hapur me dekada me radhë, me kontribute që përfshijnë sistemin operativ GNU dhe Emacs.

Së fundmi, kanë qarkulluar online sulme meskine me qëllimin për largimin e tij nga bordi drejtues i FSF për shkak të bindjeve të tij personale. Ne jemi dëshmitare të sulmeve të tjera në mënyrë të ngjashme ndaj aktivistëve dhe programuesve të lëvizjes për software me burim të hapur. Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq këtë radhe, kur një figurë lider e këtij komuniteti sulmohet.

FSF është organizatë e pavarur me kapacitete për trajtimin e anëtarëve të saj në mënyrë të drejte dhe objektive, stoike ndaj sulmeve të jashtme. I lutemi FSF të konsiderojë argumentat e saj kundër RMS objektivisht dhe të vlerësojë kuptimin e vërteta të opinioneve dhe veprimeve të tij.

Historikisht, RMS ka shprehur opinione të tij në kundërshtim me opinionet e shumë njerëzve. Ai ka qenë zakonisht i fokusuar në aspektet filozofike, dhe gjithmonë në ndjekje të të vërtetave subjektive dhe puritanizmit linguistik, e gjitha kjo duke nënvlerësuar ndjenjat e njerëzve në çeshtjet e komentuar prej atij. Të gjitha këto kanë bërë që argumentat e tij të jenë të zbuluar ndaj keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve, diçka që ne ndjejmë po ndodh edhe tani me letrën publike që kërkon heqjen e tij. Fjalët e tij duhet të interpretohen në këtë kontekst dhe duke pasur parasysh se në shumë raste ai nuk ka kërkuar ti shprehë mendimet e tij në mënyrë diplomatike.

Pavarësisht këtyre fakteve që përmendëm më sipër, opinionet e Stallman në çeshtjet mbi të cilat ai persekutohet, nuk kanë lidhje me aftësitë e tij si drejtues i FSF. Për më tepër, ai është ka të drejtë shprehjen e opinioneve të tij si çdo person tjetër. Anëtarët dhe mbështetësit mund të mos jenë dakort me opinionet e tij, por duhet të respektojnë të drejtën për lirinë e shprehjes.

Drejtuar FSF:

Heqja e RMS dëmton imazhin e FSF dhe godet hovin e lëvizjes për software me burim të hapur. Ne ju kërkojmë për konsiderimin e veprimeve tuaja me kujdes, pasi do ketë një ndikim të madh tek e ardhmja e industrisë software.

Drejtuar turmës së tërbuar që rrethon Richard Stallman mbi argumenta të arsyeshëm dhe opinioneve të ndryshme të shprehura nga ai për gjatë dekadave si figure publike:

Ju nuk keni të drejtë vetoja mbi lidershipin e asnjë organizatë të çfarëdo lloji. Veçanërisht jo nëpërmjet këtij sulmi prej turme, që nuk i ngjan një debati konstruktiv.

Për firmosje, kërkoni një pull request. Për firmosje jashtë Github, ju mund: